Never Change A Winning Team!

ANTALYA 2014

Beograd - Budapest - Bratislave - Viene - Prage - Munich - Ljubljane - Split me Autobus

Periudha: 
7 nete - 8 dite /
Programi: 

 

Dita e parë:

Nisja ne oren 06:00, nga Tirana per ne Beograd  me autobus.  Ndalesa gjate rruges.

Ne mbremje , mberritja ne Beograd. Akomodimi ne Hotel. Mbremja e lire. Darka opsionale ( me deshire ) ne Restorant tradicional ne Skardalija me muzike live – pjesa Bohemiane e Beogradit. (25 eur )

Dita e dytë:

Pas mengjesit, city tour i qytetit te Beogradit . ku do te shijoni pamje nga ndertesat e qytetit, Bashkia, Parlamenti,sheshi “Terazije”,sheshi i Republikes, Porta “Varosh”, sheshi “Lirise”, sheshi “Slavija” etj. Dreka e lire. Pasdite (nga ora 15:00) , nisja drejt Budapestit. Mberritja ne Budapest dhe akomodimi në hotel. Mbremja e lire.

Dita e tretë:

Mengjesi ne hotel. Ekskursion me guidë profesionale.Shëtitje me autobus në Budapestin e mrekullueshem. Gjatë vizitave në vende turistike do t'ju përcillet historia dhe kultura e këtij qyteti. Do të vizitohen: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës.

Pasdite ,  nisja drejt Bratislaves. Mberritja ne Bratislave, ku do te behet nje tur panoramik te qytetit gjate seciles do te njiheni me historin e qytetit dhe me monumentet e tij kulturore e historike. Do te vizitohen  : Pallatin Prezidencial, Keshtjellen e Bratislaves, 

Teatrin Kombetar. Nga Keshtjella mund te shijoni pamjen e qendres historike te qytetit.

Me pas, vizita do te vazhdoj ne Katedralen e St.Martin , ne Sheshin e Qytetit te Vjeter.

Ne mbremje , nisja per ne Viene. Mberritja ne Viene dhe akomodimi në hotel.

Dita e katërt:

Mengjesi ne hotel. Nen drejtimin e Guides Profesionale vendase do te fillojme turin e Vienes. Vizitë në një nga monumentet më të rëndësishem të Vienes, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve.

Me pas, vizita vazhdon në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Dreka e lire. Pasdite nisja

drejt qytetit te Prages. Mberritja ne Prage dhe akomodimi në hotel. Mbremje e lire.

Dita e peste:

Mengjesi ne hotel. Ekskursion me guidë profesionale. Shëtitje me autobus në Pragën e mrekullueshme.  Gjatë vizitave në vende turistike do t'ju përcillet historia dhe kultura e këtij qyteti. Vizitë në Lesser Side, Pallatin mbretëror, Katedralen e St.Vitus, St.Georgeus Bassilica, Kishën e St.Nicholas dhe Pallatin  Kinski., Ora Astrologjike dhe Ura e Karlit. Ndalesa dhe foto-kujtime nga Praga. Dreka e lirë. Pasdite nisja drejt qytetit te Munichut. Mberritja ne Munich dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

Dita e gjashte:

Mengjesi në hotel. Ekskursion me guide profesionale. Do të keni mundesin t’a shijoni shetitjen me autobus  duke vizituar pikat kryesore të qytetit të Munich-ut.  Gjatë shetitjes , do të vizitojmë Pallatin Nymphenburg (ndërtuar në vitin 1675) me kopshtet Royal, Amelienburg , botanik dhe muzeun. Pallati ka qenë vendbanim i mbretërive bavareze.

Më pas, nën drejtimin e guides do të zbulojmë Munich-un modern dhe bashkëkohor, duke vizituar terrenet Olimpike, ku do te gjejmë atraksionet si akuariumin Sea Life , stadiumin Olimpik, kullen Olimpike. Do të shijoni pamje fantastike dhe panoramike nga një lartësi prej 290 m nga kulla Olimpike. Vizita do të vazhdojë në qarkun Schwabing (pjesën veriore të Munichut) historikisht e njohur si “lagje e artisteve”, ku do të shëtisim përgjatë rrugës Leopold. Rruga Leopold ndan qarkun Schwabing në dy pjesë : lindje dhe perëndim. Përgjatë rrugës Leopold , do të kemi mundesi te shohim një nga monumentet me të famshme te Munich-ut “ Walking Man”. Parkun e madh “English Garden” , i cili shtrihet përgjatë lumit Isar. Dreka e lirë. Pasdite nisja drejt qytetit te Ljubljanes. Mberritja ne Lubljane dhe akomodimi në hotel. 

Dita e shtatë:

Mengjesi ne hotel. Nen drejtimin e Guides , ju mund te exploroni pikat kryesore historike te Ljubljanes. Gjate shetitjes, do te vizitohet Qyteti i Vjeter, Katedralen e St.Nicholas, Keshtjella e Ljubljanes e cila gjendet ne Qytetin e Vjeter në maje te një kodre.  Qyteti i Ljubljanes karakterizohet  nga Urat, nder te cilat me te njohura jane Ura Triple, Ura Trnovo, Ura Dragon, Ura Hradecky, Ura Butcher. Tek Ura Triple, do te keni mundesin te pushoni , te beni foto dhe te shijoni pamje te mrekullueshme te qytetit. Dreka e lire. Pasdite nisja drejt qytetit Split, Kroaci. Mberritja ne Split dhe akomodimi në hotel. Mbremje e lire.

Dita e tetë:

Mengjesi ne hotel. Kalim per dy ore ne rruget e Splitit. Dhe me pas nisja per ne Tirane. Ndalesa gjate rruges sipas deshires. Ne mbremje , mberritja ne Tirane.

Çmimi: 
599 Euro për person ne dhomë Dyshe
Detaje: 

Përfshihen ne cmim:

  1.  Udhëtimi me autobus vajtje-ardhje
  2.  Transfertat dhe shëtitjet sipas programit.
  3.  Akomodim në hotel 3* & 4* për 7 netë qëndrimi.
  4.  Mëngjeset për të gjitha ditët e qendrimit.
  5.  Guide profesionale gjate tureve te 7 qyteteve.
  6.  Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Nuk perfshihen ne cmim:

1. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet ne monumente dhe muzeume.

Rezervoni Pushimet Online

Plotësoni numrin total të personave për rezervim.
CAPTCHA
Kjo pyetje shërben për të eliminuar spamin dhe spambotët.
Image CAPTCHA
Plotësoni karakteret që shfaqen në imazh.